Gjiganti italian mund të tentojë Thomas Strakoshën

schedule15:24 - 8 Qershor, 2022

schedule 15:24 - 8 Qershor, 2022

Thomas Strakosha ende nuk ka gjetur ekip. Portieri i kombëtares shqiptare ka disa oferta dhe ditë më parë u bë i kryer kalimi te Fulham në Premier League.

Gjithsesi ende nuk ka zyrtarizim. Nga Italia raportohet se në garë për Strakoshën mund të futet Milani.

Ciprian Tatarusanu, 36-vjecc, pritet që të largohet nga kampionët e Italisë dhe Strakosha do të ishte zëvendësuesi ideal i Mike Maignan.

Sigurisht kjo nuk i shkon për shtat Strakoshës, që dëshiron të jetë protagonist dhe të luajë si titullar. / abcnews.al