Gjigantët anglezë sfidojnë PSG-në për Milan Skriniar

schedule21:17 - 27 Qershor, 2022

schedule 21:17 - 27 Qershor, 2022

Milan Skriniar është në qendër të vëmendjes ditët e fundit nga disa klube të mëdha europiane.

PSG ka tentuar disa herë për të bindur Interin me ofertat e tyre por pa rezultat. Oferta e fundit zyrtare në drejtim të Interit për shërbimet e Skriniar ishte 60 milionë euro plus kartonin e Draxler, gjë e cila u refuzua menjëherë nga drejtuesit e Interit.

Zikaltërit duan minimalisht 70 milionë euro për kartonin e mbrojtësit dhe mendohet se do të jetë i sakrifikuari i sezonit për të arritur bilancin ekonomik të kërkuar.

Tashmë në lojë është futur edhe Chelsea për Skriniar. Largimi i Rudiger dhe Christensen ka bërë që londinezët të veprojnë. De Ligt është objektivi i parë i bluve të Londrës, por Juventus ka rritur kërkesat për holandezin. Kështu, thuhet se bosi i ri i Chelseat do të përgatisë një ofertë dhe ndoshta më të mirë se e PSG-së./ h.ll/abcnews.al