Këngëtari shqiptar bën gjestin e veçantë, pret flokët e gjatë për t’ua dhuruar grave me kancer

schedule10:54 - 7 Nëntor, 2022

schedule 10:54 - 7 Nëntor, 2022

Këngëtari Alban Çuku ka bërë një gjest të veçantë që ka tërhequr vëmendjen. Ai vendosi që të presë flokët e gjatë për t’ua dhuruar grave që vuajnë nga kjo sëmundje e rëndë. Në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa ai shpjegoi se si lindi kjo ide.

Ai tregoi se i rriti flokët pa asnjë qëllim, thjesht për veten e tij por më pas me kalimin e kohës, vendosi që t’i dhuronte. “Në fakt, nuk kam qejf të bëjë gjëra për t’u dukur bukur. I kam publikuar fotot sepse është e rëndësishme që këto lloje gjërash t’i shohin njerëzit dhe të motivohen për diçka më të mirë.

Shembulli më i mirë është me veprime dhe jo me fjalë“, u shpreh këngëtari duke treguar gjithashtu dhe se si u prit ky gjest. “Kur më panë me flokë të shkurtra menduan se isha vetëm një që po shihja. Por kur erdhi momenti për t’jua dhënë dallohej një lloj emocioni, një falenderim”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!