Gjermania regjistron rekord të ri të infeksioneve me koronavirus. Gjatë 24 orëve autoritetet raportuan 19,059 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë në Gjermani raportoi 103 viktima, duke e çuar numrin e jetëve të humbura në 10, 452 që nga fillimi i pandemisë.
Po ashtu edhe Ukraina ka shënuar të rekord të rasteve, ku u raportuan në 24 orë, 8,752 të prekur nga koronavirusi.
Ndërkohë Kina ka raportuar vetëm 33 raste të reja me COVID-19.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se gjashtë infeksione lokale u raportuan në rajonin perëndimor të Xinjiang.
/abcnews.al/