Gjermania regjistron numrin më të lartë të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë

schedule12:21 - 4 Nëntor, 2021

schedule 12:21 - 4 Nëntor, 2021

Gjermania ka regjistruar  33,949  raste të reja në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Helge Braun, shefi i shtabit të kancelares në detyrë Angela Merkel , tha se vendi duhet të përshpejtojë dhënien e dozave anti-covid për të moshuarit.

“Kjo duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë,” tha ai në një deklaratë sot.

Sipas të dhënave, vetëm 6.7% e personave mbi 60 vjeç në Gjermani kanë marrë një dozë përforcuese. Të moshuarit gjithashtu kishin më shumë gjasa të shtroheshin në spital për shkak të Covid-19. Numri i personave të infektuar në spital ishte 3.62 për 100,000 të mërkurën – nga 1.65 në fillim të tetorit por në 8.27 për 100,000 për personat mbi 60 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!