Gjermania regjistron 8,685 raste të reja me COVID-19

schedule08:31 - 26 Tetor, 2020

schedule 08:31 - 26 Tetor, 2020

Gjermania ka regjistruar mbi 8 mijë e 500 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 8,685 në 437,866, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.

Numri i raportuar i të vdekurve u rrit me 24 në 10,056, tregoi numri.

Situata e pandemisë në Gjermani është kritike, ndërsa kancelarja Angrla Merkel në një konferencë për shtyp ditën e djeshme kërkoi disiplinë nga qytetarët. Merkel sqaroi se muajt e ardhshëm do të jenë edhe më të vështirë.