Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Gjermania planifikon taksë për pijet me sheqer, nismë për përmirësimin e shëndetit

schedule13:12 - 29 Prill, 2026

schedule 13:12 - 29 Prill, 2026

Qeveria në Gjermania ka miratuar një paketë të re reformash shëndetësore që përfshin vendosjen e një takse mbi pijet e gazuara me sheqer, duke nisur nga viti 2028.

Sipas qeverisë gjermane, kjo është në përpjekje për të frenuar rritjen e normave të obezitetit dhe për të ulur presionin mbi sistemin shëndetësor.

Sipas planit, të ardhurat nga kjo taksë, të vlerësuara rreth 450 milionë euro nuk do të shkojnë në buxhetin federal, por do të dedikohen drejtpërdrejt për sistemin shëndetësor.



Fondet pritet të përdoren për programe parandaluese, përfshirë nisma për promovimin e shëndetit në vendin e punës dhe projekte që synojnë përmirësimin e mirëqenies së popullsisë.

Detajet konkrete të taksës, përfshirë nivelin dhe mënyrën e aplikimit, mbeten ende në diskutim. Megjithatë, iniciativa po fiton mbështetje të gjerë si nga publiku ashtu edhe nga spektri politik.

Një sondazh i realizuar nga Forsa-s në muajin shkurt tregon se rreth 60% e qytetarëve gjermanë mbështesin vendosjen e një takse mbi pijet me sheqer, duke reflektuar një rritje të ndërgjegjësimit publik për pasojat e konsumit të tepërt të sheqerit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!