Gjermania, e prerë: Parlamenti ta miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

schedule17:17 - 9 Korrik, 2020

schedule 17:17 - 9 Korrik, 2020

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, me anë të një reagimi në llogarinë e tij në Twitter, është shprehur se është për të ardhur keq që Marrëveshja e 5 qershorit nuk është përfunduar ende.

Miratimi i Reformës Zgjedhore në mënyrë konsensuale ndër-partiake pa asnjë ndryshim, shprehet Wadephul më tej, është thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Po ashtu, Wadephul u bën thirrje palëve, dhe sidomos deputetëve që ta finalizojnë “këtë kriter të rëndësishëm”.

Johann Wadephul shkruan në postimin e tij:

“Është për të ardhur keq që marrëveshja e 5 qershorit nuk është ende e kodifikuar. Miratimi i reformës zgjedhore konsensuale ndër-partiake pa asnjë ndryshim, dhe zbatimi i saj është thelbësor për rrugën e Shqipërisë në BE. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve, veçanërisht deputetëve, që të finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Jepi, #Albania!” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!