Gjermania ndërmerr masa ndaj Telegram për promovim të gjuhës së urrejtjes

schedule14:54 - 26 Janar, 2022

schedule 14:54 - 26 Janar, 2022

Gjermania pritet të ndërmarrë masa ndaj Telegram për shkak të promovimit të gjuhës së urrejtjes. Sipas qeverisë gjermane, kanë qenë të shumta tentativat për vetëvrasje dhe përhapja e teorive të konspiracionit nëpërmjet Telegramit.

Madje, skeptikët ndaj vaksinave kanë zhvilluar demonstrata në të gjithë vendin, duke shkaktuar edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Tensionet ka të ngjarë të përshkallëzohen pasi Bundestag po shqyrton mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm kundër Covid-19 pasditen e sotme, nismë e  mbështetur nga kancelari gjerman Olaf Solz.

Në këtë kuadër, janë vënë në shënjestër të qeverisë dhe më konkretisht aplikacionit Telegram personat që mbështesin teoritë e konspiracionit.

“Legjislacioni ynë vlen edhe për Telegramin”, i cili rrezikon të gjobitet me miliona dollarë, paralajmëroi ministri gjerman i Drejtësisë Marco Bushmann.

Sekretarja e Ministrisë së Brendshme Nancy Fezer dëshiron të paraqesë një plan veprimi deri në Pashkë duke detyruar platformën të fshijë mesazhet e urrejtjes dhe të identifikojë përdoruesit që i postojnë ato. Disa grupe anti-vaksinash përfshijnë deri në 200,000 persona, sipas AFP.

Nëse Telegram nuk bashkëpunon me autoritetet, ministrja nuk përjashton mundësinë e bllokimit të aplikacionit në Gjermani.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!