Gjermania mbështet Shqipërinë për zhvillimin e rajoneve

schedule15:14 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 15:14 - 19 Dhjetor, 2017

Qeveria shqiptare do të ndihmohet nga ajo gjermane për zhvillimin ekonomik të rajoneve dhe rehabilitimin e konvikteve të Universitetit të Tiranës. Për këto projekte Gjermania ka lëvruar 12.5 mln euro.

Gjermania ndihmon Shqipërinë me rreth 12.5 milionë euro. Një grant prej 6 milionë eurosh do të përdoret për të mbështetur zhvillimin ekonomik rajonal përmes promovimit të vetëpunësimit kualifikimit të të rinjve dhe mbështetjes me investime të ndërmarrjeve të vogla.

Ndërsa 6.5 milionë euro do të përdoren për rehablitimin e konvikteve të Univesitetit të Tiranës në funksion të rritjes së efiçencës së energjisë. Projekti parashikohet të realizohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Bashkia e Tiranës brenda tre vitesh.

Që nga viti 1988 Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë sipas ministrit të Financave me më shumë se 1 miliardë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!