Gjermania kërkoi të ndriçojë stadiumin me ngjyrat e ylberit, refuzon UEFA

schedule12:58 - 22 Qershor, 2021

schedule 12:58 - 22 Qershor, 2021

UEFA ka refuzuar kërkesën e këshillit të qytetit të Mynihut për të ndriçuar stadiumin e tyre (Allianz Arena) me ngjyrat e ylberit për ndeshjen e fundit të Gjermanisë në fazën e grupeve të Euro 2020 ndaj Hungarisë.

Organi drejtues i futbollit thotë se e kupton qëllimin prapa propozimit, por “duhet ta refuzojë këtë kërkesë” për shkak të kontekstit të tij politik.

Dieter Reiter, kryetar i Mynihut, e pati bërë të qartë se ky veprim ishte një shenjë proteste ndaj një ligji të ri në Hungari, që ndalon për fëmijët çdo përmbajtje që portretizon homoseksualizmin. Ligji u denoncua si diskriminim anti-LGBT nga grupet e të drejtave të njeriut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!