Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania hedh poshtë akuzat: Nuk po e ndihmojmë Izraelin për të kryer gjenocid

schedule15:21 - 8 Prill, 2024

schedule 15:21 - 8 Prill, 2024

Ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) dëgjon nga Nikaragua mbi rastin e saj se Gjermania po shkel Konventën e Gjenocidit të vitit 1948 me mbështetjen e saj ushtarake për Izraelin, Berlini e ka kritikuar akuzën.

“Gjermania i hedh poshtë plotësisht akuzat. Ne kurrë nuk kemi shkelur Konventën e Gjenocidit dhe as të drejtën ndërkombëtare humanitare, as drejtpërdrejt e as indirekt”, tha një avokate që përfaqëson Gjermaninë, Tania von Uslar-Gleichen, shkruan Al Jazeera.

“Prezantimi i Nikaraguas ishte jashtëzakonisht i njëanshëm dhe ne do t’ju tregojmë nesër se si i përmbushim plotësisht përgjegjësitë tona,” shtoi ajo.

Gjermania do të paraqesë mbrojtjen e saj në GJND të martën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!