Gjermania: Evropa e gatshme të negociojë me Iranin

schedule15:53 - 18 Qershor, 2025

schedule 15:53 - 18 Qershor, 2025

Vendet evropiane janë të hapura për të folur me Iranin për një zgjidhje rreth programit të tij bërthamor, ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.

“Nuk është kurrë vonë për t’u ulur në tryezën e negociatave, nëse vjen me qëllime të ndershme”, tha ai.

Zyrtarët evropianë e bënë të qartë se vendet e tyre të cilat ishin pjesë e marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015 me fuqitë botërore, “janë ende të gatshme të negociojnë për një zgjidhje”.

Megjithatë ai nënvizoi se tani Irani, duhet të marrë masa për ndërtimin e besimit duke përfshirë një deklaratë të besueshme se Teherani nuk po përpiqet të ketë armë bërthamore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!