Kancelarja gjermane Angela Merkel duke folur në konferencë shtypi në Berlin u shpreh se BE po përballet me sfidën më të madhe që nga themelimi i saj, për shkak të koronavirusit.
Pas takimit të saj me “kabinetin e krizave”, Merkel kërkoi bashkëpunim më të ngushtë midis vendeve të BE-së, për të luftuar pasojat politike dhe ekonomike, të shkaktuara nga COVID-19.
Gjithashtu Merkel u shpreh se është e gatshme të mbështesë propozimin e Spanjës dhe Italisë për borxhin e përbashkët. “Kur ne jemi përballur me kriza në të kaluarën, unë gjithmonë jam shprehur: “Gjermania do të punojë në plan afatgjatë nëse Evropa bën pjesën e saj. Dhe kjo, kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se sot”, tha Merkel.
Ndërkohë, Merkel ka hedhur poshtë kritikat se Gjermania nuk tregoi solidaritet me vendet e tjera, anëtare të BE-së, të cilat u goditën më rëndë nga koronavirusi./abcnews.al