Gjermani, SPD kërkon të rinegociojë çështjet kryesore në bisedimet me Merkel

schedule13:29 - 22 Janar, 2018

schedule 13:29 - 22 Janar, 2018

Socialdemokratët e Martin Shulc kërkojnë të ndryshojnë marrëveshjen paraprake të arritur me CDU të Angela Merkel. Partia e qëndrës së majtë kërkon të rinegociojë çështje si emigracioni dhe reforma shëndetësore.

Social Demokratët në Gjermani dëshirojnë të rinegociojnë çështjet kryesore të paramarrëveshjes për koalicion me konservatorët gjatë bisedimeve zyrtare, që u mbështetën të dielën nga partia e qëndrës së majtë. Noftimi është bërë të hënën nga vetë lideri Martin Shulc. Ai gjithashtu nënvizoi se do të takohet me konservatorët e kancelares Angela Merkel dhe aleatin e saj Bavarez të CSU, Horst Seehofer, gjatë pasditës të së hënës.

Në këtë takim do të diskutohet për mënyrën se si do të vazhdohet përpara në nëgociatat për formimin e qeverisë, pasi Social Demokratët mbështetën fillimin e bisedimeve zyrtare. Kjo lëvizje e liderit të SPD bëhet për të bindur plotësisht anëtarët e partisë, të cilët do të votojnë përsëri për çdo marrëveshje përfundimtare të koalicionit me CDU të Merkel.

“Mendoj se konservatorët kanë kuptuar që SPD duhet bindur”, tha sekretari I përgjithshëm I socialdemokratëve, Lars Klingbeil. Partia e drejtuar nga Shulc kërkon lëshime në çështje si emigracioni dhe përkujdesi shëndetësor nga konservatorët e Merkel. Më saktësisht kërkohet  një linjë më e ashpër për emigracionin, ku duhet të limitohet në 1 mijë numri i personave që mund të bëjnë bashkim familjar me refugjatë të pranuar në Gjermani.

Gjithashtu SPD shpreson për një kompromis në programin e vetëm të sigurimeve shëndetësore të qytetarëve, me të cilën kjo parti kërkon të zëvendësoje sistemin shëndetësor privat dhe public të Gjermanisë. Megjithatë kjo është një kërkesë që kundërshtohet me forcë nga konservatorët e Merkel./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!