GJERMANI- Festat e fundvitit u përgjakën në Gjermani, pas një sulmi në tregun e Krishtlindjeve në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg.
Kryeministri i rajonit te Sanksoni Anhalt, Reiner Erich Haseloff tha se të paktën dy persona janë vrarë, mes tyre një fëmijë dhe rreth 70 u plagosën kur një person hyri me makinë mes turmës së njerëzve. Autori i dyshuar u arrestua nga policia. Ai është një 50-vjeçar nga Arabia Saudite që punonte si doktor në Gjermani që prej viti 2006.
Makinën ai e kishte marrë me qira pak para se ta përdorte për sulmin vdekjeprurës. Gjatë kontrollit në automjet, autoritetet gjetën një valixhe të dyshimtë në sediljen e pasagjerit.
Spitalet në Magdeburg po përgatiten për një tragjedi të vërtetë, pasi numri i viktimave mund të rritet. Disa të plagosur janë trajtuar në tendat që janë ngritur në vendin e ngjarjes.
Gazetarët panë në vendngjarje të paktën 20 ambulanca, shumë shërbime zjarrfikës, policë të armatosur dhe madje një helikopter të policisë që patrullonte zonën.
Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi për një ngjarje shumë tragjike dhe shprehu ngushëllimet për viktimat.
Ai tha se qeveria gjermane qëndron krah njerëzve të Magdeburgut dhe falënderoi ekipet e urgjencës në vendngjarje.
Scholz dhe ministrja e Brendshme Nancy Faeser pritet te udhëtojnë drejt vendngjarjes.
Zëvendës kancelari Robert Habeck tha se lajmi ishte i tmerrshëm, në një kohë kur njerëzit donin t’i kalonin festat në paqe.
Kandidati i konservatorëve të CDU për kancelar, Friedrich Merz tha ishte i pikëlluar nga lajmet nga Magdeburgu dhe shprehu mbështetjen për familjarët e viktimave.
Die Fachkraft von Magdeburg….. pic.twitter.com/NDZiWaiRBw
— Daniel (@DanielD19662449) December 20, 2024
#Magdeburg pic.twitter.com/VH5w5kZ95q
— Angelo (@swyfferz) December 20, 2024