Gjermani, Angela Merkel preferon zgjedhje federale të reja

schedule21:20 - 20 Nëntor, 2017

schedule 21:20 - 20 Nëntor, 2017

Angela Merkel preferon zgjedhje të reja federale pas dështimit të negociatave për formimin e qeverisë së re në Gjermani. Ajo thotë se dorëheqja e saj nga posti i kancelares nuk do të bënte ndonjë ndryshim në bisedime për koalicion me partitë e tjera.

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel tha se do të preferonte zgjedhje të reja federale se sat ë drejtonte një qeveri minorance. Deklarata e saj vjen pas dështimit të negocitave për formimin e koalicionit qeverisës që kanë futur vendin në një krizë politike. Merkel nënvizoi se nuk shikon ndonjë arsye që të dorëhiqet nga posti i saj pavarësisht dështimit në negociata.
Të dielën në mbrëmje, Liberalët e FDP u larguan nga bisedimet me bllokun e Unionit Kristian Demokrat dhe Kristian Social si dhe me të Gjelbrit. Presidenti gjerman u kërkoi partive që të rikonsiderojnë qëndrimin e tyre. Frank Valter Shtajnmajer u bëri thirrje atyre të bëjnë kompromise për “mirëqenien” e Gjermanisë, në një situatë që ai tha se është e pashembullt.

Merkel po përballet më sfidën më të vështirë të 12 viteve të saj si kancelare. “Rruga për formimin e një qeverie është më e vështirë se ç’do të kishte dëshiruar çdonjëri prej nesh”, u shpreh ajo për një television gjerman. Ndërsa shtoi se është shumë skeptike për një qeveri minorance dhe nënvizoi se “zgjedhjet e reja do të ishin rruga më e mirë”.

Në një intervistë për ZDF, Merkel tha se Gjermanisë i nevojitet stabilitet dhe një qeveri, e cila nuk duhet të kërkojë arritjen e një mazhorance për çdo vendim. Disa nga partia e saj ende shpresojnë për një koalicion të madh me Social-Demokratët e SPD, pavarësisht se kjo forcë politike vazhdimisht e ka përjashtuar këtë mundësi. Të hënën, lideri i SPD, Martin Shulc tha se partia që drejton nuk ka frikë nga zgjedhjet e reja.
Pavarësisht fitores së zgjedhjeve në shtator, partia e Merkel nuk arriti të sigurojë mazhorancën. CDU fitoi 246 vende në Bundestag nga 709 që janë gjithsej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!