Gjermani, ambasadori i SHBA ofertë gjigantëve të automjeteve

schedule22:20 - 4 Korrik, 2018

schedule 22:20 - 4 Korrik, 2018

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani ka deklaruar se presidenti Trump është i gatshëm të tërheqë kërcënimet për vendosjen e tarifave ndaj automjeteve të prodhuara në vendet e BE-së. Deklaratën e tij, ambasadori Riçard Grenell e ka bërë në një takim me drejtuesit ekzekutivë të “Volkswagen”, “BMW” dhe “Daimler”. Megjithatë, diplomati i dërguar nga Uashingtoni ka nënvizuar se në këmbim të kësaj, Bashkimi Europian duhet të anulojë tarifat e rritura për produktet amerikane. lajmin e bën të ditur gazeta gjermane “Handelzblat”, që citon persona të pranishëm në tryezën e zhvilluar; por nga ana tjetër përfaqësuesit e kompanive kanë refuzuar të bëjnë komente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!