Konflikti në Lindjen e Mesme duke se po riorienton prodhimin e industrive më të mëdha të automjeteve në botë drejt armatimeve. Një prej kompanive gjigande për prodhimin e automjeteve në Gjemani është në diskutime me Izraelin për një marrëveshje që do të zhvendoste prodhimin në njërën nga fabrikat e grupit gjerman nga makinat në mbrojtjen nga raketat.
Të dy kompanitë planifikojnë ta konvertojnë uzinën e Osnabrück-ut të dëmtuar për të prodhuar komponentë për sistemin e mbrojtjes ajrore Iron Dome të grupit shtetëror izraelit, sipas dy personave të njohur me planin.
Ndërsa nga kjo marrëveshje kompanitë shpresojnë të shpëtojnë 2,300 vendet e punës në uzinën në shtetin perëndimor gjerman të Saksonisë së Poshtme, e cila ka qenë nën kërcënimin e mbylljes, dhe shpresojnë t’ua shesin sistemet qeverive evropiane.
Qeveria gjermane po e mbështet në mënyrë aktive propozimin. Kompania gjermane e automjeteve volsvagen prodhon tashmë kamionë ushtarakë por partneriteti me Izraelin do të shënonte një kthim të madh në armatime .Sipas planeve, fabrika e Osnabrück do të prodhonte pjesë të ndryshme të Iron Dome, duke përfshirë kamionët e rëndë që mbajnë raketat e sistemit, si dhe lançuesit dhe gjeneratorët e energjisë elektrike. Por nuk do t’i prodhonte vetë predhat.
Prodhimi mund të rifillojë brenda 12-18 muajsh, tha një tjetër person, për sa kohë që punëtorët bien dakord të kalojnë në prodhimin e armëve. Kompania shpreson t’ua shesë sistemin “Iron Dome” qeverive në të gjithë Evropën, përfshirë Gjermaninë, ndërsa vendet forcojnë mbrojtjen e tyre ajrore si pjesë e një riarmatimi në shkallë të gjerë në përgjigje të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Gjermania vitin e kaluar mori në dorëzim baterinë e parë nga tre bateritë e sistemit izraelit të mbrojtjes ajrore Arroë 3, të prodhuar nga një kompani tjetër izraelite, Israel Aerospace Industries.
Ky veprim vjen në një kohë kur kombi më i madh i BE-së planifikon të shpenzojë më shumë se 500 miliardë euro për mbrojtje deri në fund të dekadës, me zyrtarët që thonë se mbrojtja ajrore është një nga prioritetet e tyre kryesore të shpenzimeve.


