Gjergji Vurmo: Konferenca e parë për Shqipërinë nuk mbahet para shtatorit

schedule17:58 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 17:58 - 1 Dhjetor, 2020

Drejtori i Institutit për Demokraci për Demokraci dhe Ndërmjetësim Gjergji Vurmo ka deklaruar në studion e ABC me gazetarin Endri Xhafo se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë mund të shtyhet për shtatorin e ardhshëm.

Ai tha se ndërkombëtarët do të presin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të cilat do të jenë vendimtare për pozicionin e Shqipërisë.

“Ne kemi humbur një vit kohë. Nuk besoj se do merret një vendim për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare para shtatorit që vjen. Ata do shohin si do mbahen zgjedhjet.

Unë kam përshtypjen se rezultati i zgjedhjeve të ardhshme do të jetë aq i qartë sa nuk do kemi problem nga zgjedhjet. Nuk pres, për më tepër se kur bëhet fjalë për çështjet zgjedhore ne dimë të surprizojmë në çdo rast”, deklaroi Gjergji Vurmo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!