Gjërat që duhet të ndaloni së bëri, nëse doni të kurseni para

schedule11:59 - 10 Mars, 2021

schedule 11:59 - 10 Mars, 2021

Ka njerëz që e jetojnë jetën e tyre shumë mirë dhe në të njëjtën kohë edhe kursejnë para. Nga ana tjetër, ka edhe njerëz që shpenzojnë aq shumë para sa në fund të muajit mbesin pa asnjë kacidhe. Një gjë është e sigurt; pavarësisht nga mënyra e jetesës të gjithë duan të kursejmë para. Më poshtë abcneës.al ju ka sjellë një listë me gjërat që duhet të ndaloni së shpenzuari paratë tuaja, nëse doni të kurseni më shpejt.

1. Ngrënia jashtë

E dimë që darkat jashtë ju shijojnë më shumë sesa në shtëpi, por pjatat janë shumë të shtrenjta dhe nuk do të keni mundësi të kurseni para. Nëse gatuani në shtëpi, nuk do të shpenzoni para jashtë, përveçse nëse keni ndonjë rast të veçantë.

2. Abonimi në shërbimet e transmetimit

Abonimet premium të shërbimeve të transmetimit si Spotify, YouTube, etj heqin qafe reklamat për t’ju dhënë një përvojë të përsosur. Por kujtoni se asgjë nuk ju ndodh nëse para ekranit tuaj shfaqen reklma. Është çmenduri të shpenzosh para në të tilla gjëra, informon abcnews.al.

3. Blerja e biletave të lotarisë

Blerja e biletave të lotarisë është një harxhim i madh parash. Ju e dini shumë mirë që shanset për të fituar janë të pakta, prandaj mos e bëni më këtë gabim nëse doni të keni më shumë para në llogarinë tuaj.

4. Blerja e veshjeve kur ka ulje

Ne priremi të blejmë rroba kur ka ulje, sepse mendojmë se po kursejmë. Në fakt ju po harxhoni para në gjëra që nuk ju nevojiten. Ju këshillojmë të blini vetëm nëse çmimi është vërtet i volitshëm, informon abcnews.al.

5. Anëtarësimi në palestër

Në vend që të stërviteni në palestër, ju mund të kurseni para duke u ushtruar në shtëpi dhe duke investuar në disa pajisje.

6. Blerja e gjërave në mënyrë impulsive

Ka njerëz që duan të shpenzojnë para për gjëra që as nuk u duhen. Bizneset kanë tendencë të përdorin shumë taktika për t’ju detyruar të blini gjëra që nuk ju nevojiten. Studimet thonë se këto blerje janë për blerësit impulsivë. Njerëzit duhet të kuptojnë se kënaqësi të tilla janë të përkohshme dhe harxhojnë paratë tuaja kot, informon abcnews.al.

7. Blerja e artikujve pranë kasës

Një nga taktikat më të ndërlikuara për t’ju bërë të bëni blerje impulsive, janë artikujt pranë arkës. Kështu që, herën tjetër kur të jeni në radhë, menaxhoni impulset për të mos blerë gjëra që nuk ju duhen.

8. Blerja e produkteve të fundit

Këtu njerëzit priret të shpenzojnë shumë para, kur në të vërtetë nuk është nevoja. Sapo lacohet një iPhone i ri, njerëzit nxitojnë  ta blenë edhe nëse celulari i tyre aktual funksionon shumë mirë. Nëse dhe ju veproni njësoj, kurrë nuk do mund të kurseni para./e.b-abcnews.al