Gjenerali i SHBA- së Michael Bambero në një aktivitet ditën e sotme në Tiranë, ka folur për përplasjet SHBA- Iran duke u ndalur edhe te investimet kineze.
“Investimet e Kinës mund të duken mjaft të favorshme tani, por nëse i shohim në një prizëm afatgjatë janë dëmtuese për vendin. Momentalisht kemi problem terrorizmin, por në plane afatgjate janë investimet kineze ,një problem kryesor”, u shpreh Bambero.
Më tej ai theksoi se nisma të tilla janë të rëndësishme dhe se duhen marrë parasysh. Bambero u ndal edhe te vrasja e gjeneral Kasem Sulejmanit duke u shprehur se ishte personi i dytë më i fuqishëm në Iran.
“Kasem Sulejmani ishte personi i dytë më i fuqishëm në Iran. Të gjitha pikat që kishin paqëndrueshmëri të stabilitetit ishin gjurmët e tij. Luftimet në Siri nuk do të ndodhnin nëse nuk do të jepte urdhëra Sulejmani. Sulmet e dhunshme ishin të udhëhequra nga vet ai. Javën e kaluar patëm një sulm në Ambasadën tonë në Bagdad dhe për këtë arsye presidenti Trump kundërveproi. SHBA ka nevojë që të punojë brenda Irakut. Ka pasur disa shenja për të filluar dialogun”, u shpreh ai.
Edhe pse tha se nuk ka një rrezik për konflikt global, gjenerali Barbero tha se NATO do të reagojë ndaj çdo sulmi që mund ti bëhet ndonjë vendi anëtar.
“Nuk mendoj se ka një konflikt global në horizont. NATO duhet të intensifikojë mbështetjen e operacioneve në Irak. NATO është një aleancë që vazhdon të jetë e rëndësishme dhe vepron në mënyrë të përshtatshme. Mendoj që NATO do të reagojë ndaj çfarëdo lloj sulmi do ti bëhet ndonjë prej shteteve anëtarë të saj. Me Kinën nuk ke asnjë drekë falas, në Lindjen e mesme Kina ka qenë gjithmonë atje. Kërcënimi që vjen nga Kina është se përpiqet të ndikojë veprimet. Është një financim i shpejtë por në një afat kohe të gjatë nuk është ekonomik”, deklaroi Bambero.
I pyetur se nëse ka ndonjë mundësi bllokimi që vjen nga Irani dhe nëse ndodh, cilat do të jenë ndërlikimet në sektorin e energjitikës, ai theksoi se është ende herët për të dhënë një përgjigje.
“Ata janë përpjekur për ta ndaluar, egziston një mundësi, do presim ditët e ardhshme të cilat do të tregojnë se çfarë do të ndodhi. Është akoma shpejt për të thënë se cilat janë qëllimet e Iranit”, tha Bambero.
/abcnews.al