Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në shkallët e një pallati në Elbasan, nis hetimi

schedule09:09 - 7 Gusht, 2026

schedule 09:09 - 7 Gusht, 2026

Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në sheshpushimin e katit të 8-të të një pallati në lagjen “Syrja Dylgjeri” në Elbasan.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 08:00, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga këqyrja paraprake e trupit të shtetasit K. D. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera.



Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!