Një makinë e djegur është gjetur në Larushkë, e cila dyshohet se u përket autorëve të atentatit në Fushë-Krujë.
“Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.
Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin”, njofton policia.
Si pasojë e atentatit mbetën të vrarë tre persona, një prej të cilëve Diklen Vata, raporton gazetarja e Abc, Xhensila Kodra.
Identiteti i dy viktimave të tjera nuk është mësuar ende, pasi ata janë shkrumbuar kur makina shpërtheu në flakë.
Lexo edhe: Në 2017-ën ku kap me kokainë, kush është viktima që u vra në atentatin e Fushë-Krujës
Autorët i dolën para automjetit të viktimave dhe qëlluan me armë 50 herë. /abcnews.al/