Gjendet një anije e lashtë greke mbi 2400-vjeçare

schedule22:30 - 23 Tetor, 2018

schedule 22:30 - 23 Tetor, 2018

Një anije tregtare greke 2400 vjeçare është gjetur në brigjet e Bullgarisë. Anija 23 metra e gjatë, e zbuluar në Detin e Zi nga një ekip anglo-bullgar, konsiderohet si mjeti lundrues i paprekur më i vjetër në botë. Eksploruesit u mahnitën e zbulimin e anijes tregtare pasi ngjasonte me objektet që janë vizatuar për të dekoruar vazot e verës në lashtësinë Greke. Të gjitha pjesët e anijes kanë qëndruar të paprekura dhe kanë ruajtur formën. “Është si një botë tjetër”, thotë një nga eksploruesit. Ekipi anglo-bullgar përdori dy eksplorues robotikë nënujor për të marrë një kampion nga anija për të thelluar studimin e tyre. Mendohet se anije u përket kolonive greke në brigjet e Detit të Zi./abcnews.al