Gjendet i vrarë me armë zjarri një person në Vaun e Dejës

schedule09:10 - 9 Gusht, 2020

schedule 09:10 - 9 Gusht, 2020

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Shkjezë të Bashkisë Vau Dejës. Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrugë.

Burime pë “ABC News” bëjnë me dije se viktima është shtetasi Gjin Ndoj (Boriçi), ndërkohë mësohet se është plagosur në kokë.

Sipas burimeve pranë policisë mësohet se ai është gjetur i vrarë me armë zjarri rreth orës 5 të mëngjesit.

Vau i Dejës, Shkodër/ informacion paraprak

Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.