Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në kanalin Vinderhoute në provincën Lievegem të Belgjikës. Autoritetet belge thonë se viktima është rreth 40 vjeç. Sipas të dhënave të para, dyshohet se ai është vrarë e më pas është hedhur në kanal. Prokuroria belge ka deklaruar se viktima ka shenja dhune, por nuk mund të bëhen të ditura më tepër detaje për shkak të hetimit.
40-vjeçari u gjet i hedhur në kanal nga disa persona pranë zonës ditën e hënë. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në zonën ku u gjet trupi, duke izoluar të gjithë zonën përreth, për të bërë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes.
Mediat belge raportojnë se sipas disa të dhënave, viktima u gjet i lidhur me një qese plastike, por kjo nuk është konfirmuar nga hetimi. Prokuroria belge dhe grupi hetimor po vijojnë të hetojnë rrethanat e ngjarjes që ka shkaktur vdekjen e 40-vjeçarit shqiptar dhe bën me dije se ende nuk dihet identiteti i viktimës./abcnews.al