Gjendet i pajetë 23 vjeçari

schedule19:00 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 19:00 - 13 Dhjetor, 2017

Një 23 vjeçar është gjetur i pajetë në një godinë të braktisur në lagjen ”4 Heronjtë” në Vlorë. Nga këqyrja e kufomës dyshohet se i riu ka humbur jetën pasi ka konsumuar lëndë narkotike.
Familjarët e viktimës kishin bërë edhe denoncim në polici, pasi 23 vjeçari ishte larguar nga banesa.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Vlorë për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!