Gjenden trupat e pajetë të 70 civilëve në rrënojat e një ndërtese në Mariupol

schedule15:19 - 27 Maj, 2022

schedule 15:19 - 27 Maj, 2022

Rreth 70 trupa janë zbuluar nën rrënojat e një ndërtesë industriale në qytetin Mariupol të pushtuar nga Rusia, sipas autoriteteve ukrainase, shkruan BBC.

Trupat u gjetën nga punonjësit e urgjencës ruse në një varr masiv, tha Petro Andryushchenko në një mesazh në Telegram. Ai tha se viktimat ishin civilëet që kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën e shembur pas bombardimeve të forcave ruse.

Të martën Andryushchenko raportoi se rreth 200 trupa të dekompozuar ishin nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese banimi në qytet.

/abcnews.al