Policia Federale e Brazilit njoftoi se trupat e emigrantëve nga Mali dhe Mauritania janë gjetur në bregun verior të atij vendi, gjë që konfirmohet nga dokumentet dhe objektet e gjetura pranë tyre.
Anija 12 metra e gjatë, me trupat e nëntë viktimave, u gjet nga peshkatarët që ndodheshin aty.
Që nga fillimi i këtij viti në Ishujt Kanarie kanë mbërritur më shumë se 13 mijë emigrantë dhe sipas autoriteteve spanjolle qindra të tjerë janë të zhdukur.
Policia federale e Brazilit po punon ende për identifikimin e viktimave dhe shkakun e vdekjes së tyre./abcnews.al