Gjenden me mijëra gjallesa deti të ngordhura në brigjet angleze

schedule10:30 - 28 Tetor, 2021

schedule 10:30 - 28 Tetor, 2021

Mbikëqyrësit britanikë të mjedisit kanë nisur një hetim pasi me mijëra gjallesa deti të ngordhura janë gjendur në plazhet e Anglisë Verilindore. Sharon Bell, një banore e Marske-by-the-Sea, tha për CNN se ajo kishte parë një “grumbull të krustaceve ” të ngordhur gjatë javëve të fundit.

Bell tha se ajo shkoi në plazh të hënën në mëngjes dhe u trondit kur pa bregun të mbushur me alga deti dhe me mijëra gaforre të ngordhura, gjithashtu edhe karavidhe.

Agjencia e Mjedisit e Mbretërisë së Bashkuar tha për CNN se po punonte me Qendrën për Mjedisin, Peshkimin dhe Autoritetin e Ruajtjes së Peshkimit Bregdetar Verilindor për të hetuar pse qindra gaforre të ngordhura kanë dalë përgjatë bregut në grykëderdhjen e Tees dhe plazhet fqinje.

“Janë mbledhur mostra të ujit, sedimentit, midhjeve dhe gaforreve” dhe janë dërguar për analizë për të “kuptuar nëse ka ndodhur një incident për shkak të ndotjes që mund të ketë kontribuar në ngordhjen e gjallesave”, tha zëdhënësi i Agjencisë së Mjedisit për CNN.

Bell tha se ajo dhe burri i saj kaluan mbi katër orë duke u përpjekur të fusnin përsëri në ujë sa më shumë gaforre që ishin ende të gjalla dhe të bllokuara nga algat e detit.

/abcnews.al