Gjenden 8 trupa të pajetë në kufirin SHBA-Kanada, mes tyre dy fëmijë

schedule08:39 - 1 Prill, 2023

schedule 08:39 - 1 Prill, 2023

Trupat e tetë personave që besohet se kanë vdekur duke u përpjekur të kalonin nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara janë gjetur nga autoritetet të premten, duke përfshirë dy fëmijë.

Gjashtë persona, anëtarë të dy familjeve me origjinë rumune dhe indiane, u gjetën të enjten në një zonë moçalore të lumit St Lawrence, i cili përbën pjesë të kufirit Kanada-SHBA.

Dhe të premten, u gjetën trupat e dy emigrantëve të tjerë, duke e çuar numrin e të vdekurve në tetë, sipas policisë në territorin Mohawk të Akwesasne.

Shawn Dulude, shefi i policisë Mohawk, tha se autoritetet ishin ende në kërkim të një burri, të identifikuar si Casey Oakes, 30 vjeç, i cili u pa për herë të fundit të mërkurën duke drejtuar një varkë që u gjet pranë trupave.

Policia e Akwesasne tha se rreth 80 njerëz janë përpjekur të kalojnë ilegalisht në Kanada ose në Shtetet e Bashkuara përmes territorit të Mohaëk që nga janari, dhe shumica prej tyre kanë qenë me origjinë indiane ose rumune.

Në prill 2022, gjashtë shtetas indianë u shpëtuan nga një varkë që po fundosej në lumin St Regis.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!