Gjenden 30 kg kanabis në një kasolle në Fushë Krujë, arrestohet pronari

schedule21:40 - 4 Tetor, 2022

schedule 21:40 - 4 Tetor, 2022

Policia e Fushë-Krujës ka gjetur 30 kilogramë kanabis sativa në lagjen Bakushe Visha.

Uniformat blu bëjnë me dija se droga u gjet në një kasolle pranë banesës së pronarit të shtëpisë, Elgan Martini, i cili u arrestua për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve një pjesë e kanabisit u gjet në doza të vogla gati për shitje, ndërsa pjesa tjetër në proces tharjeje./abcnews.al./