Gjenden 27 sarkofagë, të mbyllur prej 2500 vitesh në Egjipt

schedule21:27 - 20 Shtator, 2020

schedule 21:27 - 20 Shtator, 2020

Të varrosur 2.500 vite më parë dhe që nga ajo kohë nuk qenë hapur kurrë.

Janë 27 sarkofagë që kanë dalë në dritë nga arkeologët në një varrezë antike në Egjipt.

 

Varret janë gjetur brenda një pusi në një vend të shenjtë në Saqqara, një vend varrimesh aktiv për më shumë se 3 mijë vite dhe trashëgimi e Unesco-s.

Ky zbulim sikurse bën me dije BBC, është konsideruar nga ekspertët si një prej më të mëdhenjve në llojin e tij.

Fotografitë e publikuara tregojnë arkivolët prej druri të ruajtur mirë dhe të pikturuar në ngjyra të gjalla.

N.D./abcnews.al