16 predha u gjetën në qendër të Elbasanit, në rrugën mes policisë dhe gjykatës së re. Ky lajm alarmoi banorët e lagjes “Kongresi i Elbasanit”. Predhat u zbuluan rastësisht nga kompania që po merret me rikonstruksionin e segmentit. Fadromisti ka qenë duke gërrmuar kur hasi në predha, që për fat nuk shpërthyen. Gjatësia e tyre arrin deri në gjysmë metri dhe paraprakisht mendohet se ato i përkasin Luftës së Dytë Botërore. Për ngjarjen u njoftuan specialistët e çmontimit të Forcave të Armatosura dhe vendi po ruhet me policë. Deri më tani janë larguar vetëm 7 predha dhe 9 prej tyre vazhdojnë të ekspozohen në diell. /abcnews.al
Gjenden 16 predha në qendër të Elbasanit, tmerrohen banorët
schedule14:16 - 9 Gusht, 2018
schedule 14:16 - 9 Gusht, 2018