Gjelat e detit të Zadrimës “bllokojnë” rrugën Lezhë-Shkodër

schedule15:33 - 17 Dhjetor, 2017

schedule 15:33 - 17 Dhjetor, 2017

Fermerët e Zadrimës e kanë në traditë rritjen e gjelit të detit. Dhe pse me shumë vështirësi dhe pa asnjë ndihmë, ata nuk heqin dorë nga rritja e tyre. Tani në prag festash, fermerët dhe shpendët dalin dhe qeëndrojnë gjatë gjithë ditës në anë të rrugës Lezhë-Shkodër.

Gjelat e detit po popullojnë superstradën Lezhë-Shkodër. Festat e fund vitit për fermerët e Zadrimës në Lezhe, janë ditët më të mira për te fituar. Bardh Jaku thotë se vetëm në këtë periudhë mund të shesë.
Familja Zefi në fshatin Mabe ka rreth 1500 krerë gjela deti. Gjon Zefi thotë se shpenzimet janë të mëdha pasi për ti ushqyer përdor vetëm bar dhe misër. Por ai mendon se mund ti shesë deri në fund të vitit pasi konsumatorët i kanë besuar.

Nuk mungojnë blerësit enkas për në Zadrimë. Pjeter Gjini është njëri prej tyre. Ai thotë se këtu blen lirë dhe me cilësi, ndaj i fton të gjithë të konsumojnë nga gjeli i detit Zadrima.
Tentativat e disa kuzhinierëve për ta kthyer në traditë gatimim me mish gjeli deti ende janë të vakëta. Ata thonë se përdorimi i këtij mishi në sa më shumë pjata do të ishte në dobi jo thjesht të fermerëve, por edhe të vetë restoranteve pasi do të kishin pjata të veçanta me një produkt autokton.

Drejtori i bujqësisë në Lezhë pranon që fermerët nuk mbështeten sikurse sheh nevojën për të industrializuar këtë prodhim.
Sot në Zadrimë prodhohen deri në 25 mijë krerë biba, rreth 6 herë më pak se para viteve ’90./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!