Esat Mala nuk do të jetë pjesë e Giresunspor në Superligën e Turqisë. Ky është lajmi që raportohet në “GiresunsporGazete”.
Sulmuesi anësor u largua nga Partizani dhe më pas nënshkroi kontratë 2-vjeçare me turqit, që nga ana e tyre ranë dakord të paguanin edhe një pjesë të taksës së formimit te “Demat e kuq”.
Në lajmin për Malën thuhet se ai nuk ka bindur gjatë seancave stërvitore dhe ndeshjeve miqësore, ndaj edhe i është kërkuar të gjejë ekip.
Kështu Mala do tentojë të sistemohet në ndonjë ekip tjetër, jashtë vendit, që të mos kthehet menjëherë në Superiore. / abcnews.al