Gjata: Pa u realizuar 5 pikat e opozitës nuk ka reformë zgjedhore

schedule19:39 - 25 Shtator, 2019

schedule 19:39 - 25 Shtator, 2019

“Duhet vullnet politik për të bërë reformën zgjedhore”. Është ky qëndrimi i lakuar shumë herë në studion e Mbrëmjë në ABC News i Sekretarit për Çështjet ligjore  të PD Çlirim Gjata, pas uljes së opozitës në tryezën e OSBE-së për reformën zgjedhore.

Opozita e bashkuar ka paraqitur 5 pika, ku ndër to veçon mbajtjen larg të personave të inkrimuar dhe përfaqësues seriozë ndërkombëtarë. Vetëm me realizmin e këtyre pikave opozita e bashkuar do të ulet në tryezë për reformën zgjedhore. Pa u realizuar 5 pikat e opozitës së bashkuar nuk ka reformë zgjedhore, thotë Gjata.

“Ne mbajmë qëndrimin zyrtar politik si opozitë e bashkuar. Janë paraqitur 5 pika, ka qëndrim të opzoitës të bashkuar për 5 pika të përcaktuara.

Një nga pikat është se nuk mundet të bëhet reformë zgjedhore me personalitete politikë që kanë konflikt interesi. Nuk është çështje emrash, por principi. Tryeza duhet të drejtohet nga ndërkombëtarët.

Opozita i përgjigjet pozitivisht ftesës, jo të inkriminuar, të ketë përfaqësues seriozë e më peshë ndërkombëtarë, duhet rregulluar faktori politik, duhet vullnet politik. Kuadri ligjor ekzistues plotëson kushtet por mungon vullneti politik. Nuk mund të bëhet reformë zgjedhore pa u zgjidhur 5 pikat e opozitës. Jemi të interesuar që të rivendoset sistemi, të zgjidhen gjërat instuitucionalisht”.

Gjata theksoi se po nuk u vendos para përgjegjësië personat e përfshirë në dosjet 184 dhe 339 nuk ka garanci për çlirimin e prokurorisë.

“Nuk kemi besim por nuk u vunë para përgjejgësië 184 -339. Po nuk u vu para përgjegjisë. Këto janë garancia që vendos drejtësi dhe çlirimin e prokurorisë nga kapja”.

I pyetur se me këto 5 pika duket sikur anashkalohet ndryshimi i sistemit Gjata shprehet: “Nuk mund të bëhet me Ramën  rëforma zgjedhore. Rama shkon në darkë takohet me kriminelët. Pa u zgjidhur kjo është e kotë që të rregullohet sistemi, kërkon ndërhyrje në kushtetutë. Në kushtetutë ndërhyeht për rregullimin sistemit politik, dhe në kuadër të tyre rregullohet dhe sistemi zgjedhor. Problemi është që duhet zgjidhur vullneti politik”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!