Gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

schedule10:26 - 24 Shkurt, 2021

schedule 10:26 - 24 Shkurt, 2021

Gjashtë qytetarë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale gjatë orëve të fundit në Tiranë. Mësohet se në pranga është vënë 37-vjeçari A. Sh., i cili ka qenë i dënuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

37-vjeçari ndërsa lëvizte në rrugën e Elbasanit me mjetin tip “Opel”, pasi i është dhënë shenja e ndalimit nga Policia, ka hedhur nga xhami i pasagjerit një qese me një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Po ashtu, në flagrancë u arrestua Gj. K., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij si dhe 41-vjeçari A. M.,  pasi ka vjedhur disa veshje në një dyqan.

Në orët e fundit, policia ka ndaluar 42-vjeçarin me iniciale T.T., pasi ishte i shpallur në kërkim për vjedhje. Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan N. H., 49 vjeç dhe R. M., 29 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!