Gjashtë gola në 45 minuta, Superiorja “zjarr”

schedule13:49 - 23 Tetor, 2019

schedule 13:49 - 23 Tetor, 2019

Po luhen tre takimet e para të javës së nëntë në Superiore dhe janë shënuar gjashtë gola në të tre takimet. Kukësi ka realizuar me Ethemin kundër skuadrës së Luftëtarit që në fillim, për të ardhur më pas edhe goli i dytë i shënuar nga Shkurtaj.

Bylisi ka treguar forcën kundër Tiranës. Goxha me kokë ka realizuar pesë minuta pas fillimit të takimit dhe nuk ka festuar. Në gjysmën e pjesës së parë realizoi edhe sulmuesi Guindo. Edhe në Laç janë realizuar dy gola dhe ka qenë ishte i zakonshmi Nwabueze ai që me penallti zhbllokoi ndeshjen dhe më pas realizoi sërish me një goditje mjaft të bukur.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E mërkurë, 23 tetor 2019
Kukësi-Luftëtari 2-0
Shënues:
Ethemi 2′, SHkurtaj 26′
Laçi-Teuta 2-0
Shënues:
Nwabueze 18′ (pen.) 28′
Bylis-Tirana 2-0
Shënues:
Goxha 5′, Guindo 25′

/abcnews.al