Giroud okazioni i verës, katër klube italiane duan kampionin e botës

schedule09:39 - 18 Prill, 2021

schedule 09:39 - 18 Prill, 2021

Oliver Giroud pritet të largohet në fund të sezonit. Sulmuesi francez nuk po gjen hapësira te Chelsea dhe në Itali interesohen disa klube për të.

Javën e kaluar drejtues të Romës takuan menaxherin e kampionit të botës, pasi duan një sulmues në vend të Edin Dzeko që del i lirë me 1 korrik.

Gazetari Nicolo Schira raporton se edhe Milani interesohet për Giroud, ndërkohë që Juventusi dhe Interi po e monitorojnë sërish.

Këtë sezon francezi është aktivizuar vetëm në 14 ndeshje në Premier League, tetë prej tyre si titullar. Sulmuesi e ka gjetur vetëm katër herë rrugën e rrjetës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!