Giroud acaron tifozët e Arsenalit: Isha shumë pranë firmës me Tottenham

schedule22:39 - 16 Shtator, 2020

schedule 22:39 - 16 Shtator, 2020

Sikur të mos mjaftonte fakti që “tradhëtoi” tifozët e Arsenalit duke u transferuar te Chelsea, Olivier Giroud i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit. Sulmuesi francez, kampion bote, ka folur për mediat britanike sot, duke u shprehur:

“Shpresoja që Chelsea të gjente zëvendësuesin tim në mënyrë që të largohesha. Pothuajse kam nënshkruar një kontratën me Lazion dhe Interin. Isha aq i vendosur të largohesha, sa pothuajse jam transferuar edhe te Tottenhami”, u shpreh Giroud.

Giroud luajti për shumë vite tek Arsenali dhe fitoi dy FA Cup, por kontrata e tij nuk iu rinovua dhe klubi londinez vendosi të largojë, me bomberin veteran që firmosi për “komshinjtë” e Chelsea./abcnews.al