“Giro d’Italia 2025”, Rama: Mbi 800 milionë shikues do njihen me bukuritë e vendit tonë

schedule19:03 - 13 Janar, 2025

schedule 19:03 - 13 Janar, 2025

Shqipëria është pjesë e garës së famshme çiklistike “Giro d’Italia 2025” Kryeministri Rama mori pjesë në eventin e organizuar në Romë.

Ai nuk i kurseu batutat me biznesmenin Urbano Cairo, presidentin e klubit të Torinos, i cili merrte pjesë në event.

“Privilegj i madh të jem këtu, kam dëgjuar se ishte e vështirë për një marrëveshje me presidentin Cario. Më duhet të them që me RCS e arritëm. Nëse ma kërkon Groenlanda mua do jepja Carion të negociojë me Trump.”

Për tre ditë në muajin maj mijëra çiklistë nga e gjithë bota do garojnë në rrugët e Shqipërisë, ku 800 milionë persona do e ndjekin garën drejtpërdrejt. Kryeministri u shpreh se sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri, ndërsa e konsideroi ketë si një perralle te shnderruar ne realitet.

“Jam shumë i kënaqur të themi që kemi marrë konfirmimin që Shqipëria është zgjedhur për nisjen e madhe 2025. E di që zgjedhjet janë shumë  dhe ka shumë vende që konkurrojnë këtë nisje të garës që ka 15 vjet që është vendosur dhe për këtë jam edhe më i lumtur që kemi mundur shumë të tjerë që janë më të mëdhenj e më të pasur. Për t’u treguar po ashtu vendin tonë të mrekullueshëm 800 milionë spektatorëve në 200 stacione televizive në gjithë botën që transmetojnë drejtpërdrejtë ‘Giro d’Italia’”.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri italian Antonio Tajani, u shpreh se të nisësh Giro d’italia nga Shqipëria, është si ti thuash shqiptarëve që ne jemi gati t’ju presim në Bashkimin Europian.

“Giro d’italia ka vendosur të nisë nga një vend mik si Shqipëria, dhe i jep një sinjal të fortë mbështetje vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ne duam të futen sa më shpejt në BE. Ka një vlerë sporti edhe si strategji politike, të politikës sonë të jashtme. Ta nisësh Giro d’italia nga Shqipëria, është si ti thuash shqiptarëve që ne jemi gati t’ju presim në BE, dhe përmes Shqipërisë gjithë Ballkanit”

Gara e famshme popullore, me një traditë 114 vjeçare, do të mbledhë në maj çiklistët më të mirë të botës në Tiranë, Durrës dhe Vlorë dhe do të ndiqet nga qindra milionë teleshikues.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!