Giovanni Simeone shpallet “MVP” i muajit tetor

schedule20:04 - 9 Nëntor, 2021

schedule 20:04 - 9 Nëntor, 2021

Çmimi “EA SPORTS” lojtari i muajit tetor është dhënë për sulmuesin e Hellas Verona, Giovanni Simeone.

EA Sports ka krijuar një kartë të personalizuar për lojtarin e cila do të paraqitet në lojën e famshme “FIFA 22”. Gjithashtu ai do të gëzojë një trofe dhe kartën e personalizuar për të në fillim para ndeshjes me Empolin në datë 22 nëntor ora 18:30.

Kompania EA Sports ka marrë parasysh të gjitha statistikat e tij për ndeshjet e luajtura në muajin tetor kur shifran janë me të vërtetë të frikshme në favorin e tij.

Ai është një protagonist absolut ku ka shënuar 7 gola deri tani, ku 4 i shënoi vetëm lazios dhe 2 Juventusit në muajin tetor./h.ll/abcnews.al