Giorgio Armani dhuron 1.25 milionë euro për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

schedule15:25 - 9 Mars, 2020

schedule 15:25 - 9 Mars, 2020

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Itali dhe raste të reja po konfirmohen çdo ditë. Giorgio Armani ishte i pari që zhvilloi një sfilatë me dyer të mbyllura, në një sallë bosh. Ndërsa tani stilisti i famshëm ka dhuruar 1.25 milionë euro për spitalet dhe institucionet që luftojnë përhapjen e koronavirusit.

Nga donacioni do të përfitojnë spitalet Luigi Sacco dhe San Raffaele,  po ashtu edhe Istituto dei Tumori në Milano dhe Istituto Lazzaro Spallanzani në Romë.

Njoftimi u bë mbrëmjen e djeshme, pasi numri i të prekurve me COVID-19, në Itali arriti në 7,375, ndërkohë që në 24 orët e fundit 133 njerëz kanë ndërruar jetë nga virusi shkruan WWD

Një numër i madh kompanish luksi janë ofrur për të bërë donacione për luftën ndaj koronavirusit, mes tyre Bulgari, Dolce&Gabbana, Versace, Louis Vuitton etj.

Për të parandaluar rrezikun e përhapjes së virusit kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ndaloi lëvizjet jashtë Lombardisë dhe në 14 provinca në rajonin e Veneto-s, Emilia Romagna-s, Piemonte-s and Marche-s deri më 3 prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!