Gëzon Luis Enrique, dy “yjet” e skuadrës të gatshëm për sfidën ndaj Borussia Dortmund

schedule17:44 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 17:44 - 7 Dhjetor, 2023

Më në fund ka lajme të mira nga infermieria e “gjigantëve” të Ligue 1, me kampionët e PSG, që luajnë në fundjavë me Nantes, ndërkohë që të mërkurën e ardhshme, të 13 dhjetorit luhet “finalja” me “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, në përballjen e fundit, të fazës së grupeve, të UEFA Champions League, me skuadrën e spanjollit, Luis Enrique, që duhet të marrë pikë në “Signal Iduna Park” për të vijuar rrugëtimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Trajneri spanjoll do të ketë të gatshëm në transfertën gjermane edhe dyshen Marquinhos-Zaire-Emery, me talentin francez, që i ka befasuar të gjithë, pasi mendohej se e kishte mbyllur vitin 2023, pas dëmtimit të rëndë, që pësoi në përballjen ndaj Gjibraltarit, në debutimin e tij, me Kombëtaren franceze.

Përveç “yllit” të mesfushës, “strategun” spanjoll e gëzon edhe rikthimi i kapitenit Marquinhos, me brazilianin i cili do të forcojë jo pak prapavijën e skuadrës kryeqytetase, që çaloi jo pak, në përballjen e fundit, ndaj “bardhezinjve” të Newcastle. /i.m /abcnews.al