Gerrard e hoqi nga skuadra e parë, dritë në fund të tunelit për Grezdën?

schedule11:48 - 12 September, 2019

schedule11:48 - 12 September, 2019

Eros Grezda është një nga futbollistët shqiptarë me potencialin më të madh. Jo më kot, Rangers e Steven Gerrard i pagoi një vit më parë 2 milionë Euro Osijek-ut për të marrë shërbimet e tij.

Mirëpo në sezonin e parë për skocezët, Grezda nuk pati shumë hapësira. Situata arriti deri aty saqë, ish-mesfushori i Liveprool nuk e grumbulloi këtë sezon me ekipin e parë, por e ka dërguar tek skuadra e rezervave.

Pikërisht në këtë ekip Grezda është duke gjetur formën e tij. Këtë e konfirmon edhe trajneri i të rinjve të Rangers, Graeme Murty.

Sipas tij, Grezda ka qenë një ndihmesë e jashtëzakonshme për skuadrën. Murty e ka përdorur shqiptarin në disa ndeshje këtë sezon. Sipas tij, Grezda ka një rol të jashtëzakonshëm edhe për rritjen e lojtarëve të rinj.

Kujtojmë që Eros Grezda nuk mori një ftesë nga Edy Reja për ndeshjet ndaj Islandës dhe Francës. Shkak është bërë mungesa e hapësirave që ka pasur tek ekipi i parë i Rangers./ABC News Albania 24/7