Gërmimet në luginën e Drinos, të dhënat flasin për një kamp romak

schedule14:31 - 17 Korrik, 2018

schedule 14:31 - 17 Korrik, 2018

Midis dy luginave, asaj të Drinos dhe luginës së Bistricës, ka patur përqendrim të forcave ushtarake romake. Kjo është zbuluar deri tani, nga gërmimet arkeologjike që po bëhen në luginën e Drinos. Drejtuesi i projektit tregon për ABC News, se vazhdimi i gërmimeve do të tregojë së çfarë vërtet ka ndodhur në këtë luginë në atë kohë.

Përtej këtyre mureve rrethuese që i përkasin periudhës romake mund të zbulohet se çfarë ka ndodhur në këtë luginë. Ndodhet në kryqëzimin mes dy të tillave asaj të Drinos dhe rrugës që të çon në luginën e Bistricës.

Këtu në shekullin e VII pati një riorganizim që e transformoi në një fshat bizantin. Njihet prania e një kishe dhe strukturave të tjera të lidhura me këto ndërtime.

Misioni i 13-të arkeologjik në luginën e Drinos, një bashkëpunim i arkeologëve shqiptarë dhe italianë është shtrirë këtë vit edhe në Paleokastër, një hapësirë e re studimi për këtë mision arkeologjik.

“Në rinisim gërmimet e kryera më herët, që datojnë që në shekullin e kaluar, vitet ‘70, me synimin për të programuar gërmimet e ardhshme. Po bëhen studimet gjeofizike që do të na mundësojnë të kuptojmë cfarë ka në qendër të këtij fortifikimi prej të cilit sot njohim vetëm muret rrethuese. Kjo do të na krijojë mundësinë për të përcaktuar se ku do të shtrihen gërmimet e mëtejshme”.

Prof. Roberto Perna tregon se çfarë kanë zbuluar nga gërmimet e deritanshime.

“Misioni do të zgjasë rreth 4 javë dhe do të përmbyllet në një reliev të ri dhe një ndërtim 3D. Ne po bëjmë pastrimin e zonës si asnjëherë më parë. Të dhënat tona të para na krijuan mundësinë e një harte të kompletuar të këtij kampi romak me barakat, kazermat, ndërtimet tipike të këtyre strukturave“.

Perna njoftoi edhe për vijimësinë e kërkimeve gjeofizike në sitet arkeologjike Hadrianopol dhe Antigone me qëllim përmbylljen e hartës topografike të dy qyteteve edhe në funksion të vazhdimësisë së gërmimeve në vitet e ardhshme.

Misioni ka si synim edhe vazhdimin e studimit të materialeve arkeologjike të nxjerra në dritë gjatë gërmimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!