Gazetari i ABC News, Ermal Vija, raporton se ka përfunduar seanca sotme për ish-ministrin, Fatmir Mediu, në lidhje me “Gërdecin”.
Gjatë seancës u morën në pyetje disa dëshmitarë, si ish-ushtaraku, Zabit Cuku, Mirela Dvorani, bashkëshorti i së cilës po ashtu humbi jetën gjatë shpërthimit dhe Veiz Muça, ish-përgjegjës.
Mësohet se katër dëshmitarë të tjerë nuk u pyetën pasi përfundoi orari zyrtar.
Senca e radhës do të mbahet me 9 nëntor./abcnews.al