Të dielën, më 5 shkurt, futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo mbushi 38 vjeç. Ai e festoi këtë festë me tre torta ditëlindjeje dhe ndau në Instagram një foto duke festuar me familjen dhe miqtë.
“Faleminderit të gjithëve për të gjitha mesazhet e ditëlindjes. Jam mirënjohës që e kalova ditën me familjen dhe miqtë e mi”, shkroi Ronaldo krahas postimit.
Ndërkohë, sot nuk ka munguar as urimi i partneres së tij, Georgina, e cila postoi edhe një foto me futbollistin.
“Ditë të lumtura për dashurinë e jetës sime. E dashuruar me ty dhe atë që jemi bashkë. Bekime”, ka shkruar ajo në urimin emocionues./abcnews.al
View this post on Instagram